Kryeministri Edi Rama ka hapur samitin për Ukrainën në Tiranë. Në praninë e presidentit Volodymyr Zelensky, Rama dënoi luftën në Ukrainë, ndërsa tha se Putin nuk ia ka dalë që ta shtypë popullin ukrainas.

Kreu i qeverisë thotë se Ukraina është sot më shumë se kurrë e ankoruar në BE.

“Kjo është një luftë që as Ukraina dhe as bashkësia jonë e kombit me të njëjtin qëndrim nuk e zgjodhën, një katastrofë e ngjizur nga vendimi i një njeri, i drejtuar nga një ëndërr e vjetër e një të shkuare perandorake. Ai nuk ja ka dalë, pavarësisht fuqisë e propagandës, Rusia nuk ia ka dalë të shtypë vullnetin e popullit ukrainas, nuk ia ka dalë të shtypë të vërtetën. Putin donte ta fshinte Ukrainën nga harta për çështje ditësh, por ajo është sot më shumë se kurrë e ankoruar në Europë. Hedh sytë rreth kësaj tryeze, të gjithë ne këtu në BP jemi bërë bashkë për të paktën 1 dekadë për të folur për sfidat tona, për të planifikuar të ardhmen tonë.”

Artikulli paraprakSALI BERISHA KËRKON NDRYSHIMIN E MASËS SË SIGURISË, SEANCA DO MBAHET MË 4 MARS
Artikulli tjetërZELENSKY NË SAMITIN PËR UKRAINËN NË TIRANË: REGJIMI I PUTINIT DUHET TË HUMBASË