Qindra banorë në fshatin Samrish i Vjetër në njësinë administrative të Dajcit po përballen me një fenomen sic është ai i telave të energjisë elektrikë të cilët sëbashku me shtyllat rrezikojnë të bien përtokë për shkak të amortizimit që kanë pësuar. Banorët janë të vetmit ata që kujdesen herë pas here për të evituar ndonjë ngjarje.
Në stinën e dimrit shirat dhe erërat e forta ndikojnë në rrëzimin e telave.Vendosja e tyre u pa si e përkohëshme, por sot pas sa vitesh askush nuk është interesuar për banorët e kësaj zone. Kontakti me telat apo rrëzimi i ndonjërit prej tyre mbi banesa do të thotë vdekje e sigurtë për banorët. Keta të fundit kërkojnë ndërhyrje nga OSHEE për sistemimin e telave elektrike.
Edhe në fshatrat e tjerë të kësaj njësie banorët përballen me të njëjtin problem, sic është ai i rrjetit të energjisë elektrike I cili shtrihet jo më shumë se 1 metër e gjysëmnë lartësi prej tokës . Në pjesën më të madhe të rasteve banorët kontribuojnë vetë për të
mirëmbajtur rrjetin elektrik. Shtyllat e energjisë elektrike ndodhen në një gjëndje të renduar dhe ngamomenti në moment mund të rrezohen, duke rrezikuar kështu jetën e banorëve e kryesisht të fëmijëve.