Mbi 100 banorë në fshatin Samrisht në njësinë administrative Dajç rrezikohen çdo ditë nga rrjeti I amortizuar elektrik. Ky rrjet I ndëruar prej viteve ’60, ka degraduar tërësisht në të gjithë gjatësinë e tij ndërkohë që OSHEE nuk ka marrë asnjë masë për zëvëndësimin e tij bën të ditur Tomë Pjetrani, kryetar I fshatit Samrisht.
Ai ka një thirrje drejtuar të gjitha institucioneve.
Problemi I amortizimit të energjisë elektrike është I përsëritur prej vitesh në këtë zonë. Askush nuk ka ndërhyrë për ndërtimin e rrjetit të ri duke I lënë banorët në rrezik për jetën e tyre