Në fshatin Samrish, të njësisë administrative Dajç në 10 vitet e fundit ka emigruar pothuaj 65% e popullsisë. Kryetari I fshatit, Tomë Pjetrani tha se shkak për këtë fenonem ka ndikuar në rënien e ekonomisë së fshatit.

Shkak për emigrimin në masë u bënë kryesisht përmbytjet e vitit 2010 ku me qindra familje u dëmtuan dhe nuk morën shpërblimet, tregon kryetari Pjetrani.

Ai ka një thirrje për institucionet që të krijojnë kushte për rikthimin e emigranëtve në vendlindje.

Samrishti është një nga fshatrat e njësisë administrative Dajç I cili është prekur në masë nga emigrimi. Ndërkohë, që familjet e reja kanë emigruar, në këtë fshat kanë mbetur vetëm banorë të moshës së tretë.

Artikulli paraprakBESËLIDHJA NIS PËRGATITJET PËR SEZONIN E RI
Artikulli tjetër“LIGJI PËR ASH-NË I QEPUR SI KOSTUM PËR GJINUSHIN”, DEPUTETJA E PD ZBARDH TAKIMIN ME PRESIDENTIN