Tani për tani për të gjetur smartfonë me 4GB RAM është relativisht e zakonshme.

Por pyetja është, a kemi nevojë për kaq shumë RAM? Disa kanë argumentuar se ndoshta jemi duke tejkaluar përpjekjet tona për të vendosur sa më shumë “teknologji” brenda një pajisje kaq të vogël siç janë smartfonët. Sipas thashethemeve të fundit nga Kina, është përfolur se Samsung Galaxy Note 6 do të vij me 6GB RAM në bord. Paraardhësi i tij, Galaxy Note 5, erdhi me 4GB RAM, kështu që një hap direkt tek 6GB duket goxha i madh, për të mos thënë që është pak i tepruar, kjo sepse jemi goxha të sigurt se jo gjithëkush do të ketë nevojë për kaq shumë RAM. Specifikat e tjera të përfolura të telefonit të ardhshëm përfshijnë një ekran të hollë 5.8-inç RGB AMOLED me një rezulucion 2560 × 1440, e cila është interesante sespe ne kemi menduar se në qoftë se është një gjë që Samsung të paktën do të ndryshojë është ekrani, pra prisnim një ekran 4K. Telefoni gjithashtu pritet të vijë me një kamera 12MP me OIS, dhe do të vijë në dy konfigurime të SoC, për të cilat mund të supozojmë se njëri model do të ketë një çip Exynos, ndërsa tjetri do të paketojë një çip Qualcomm Snapdragon. Mos e merrni si të mirëqenë këtë informacion, por çfarë mendoni ju? A kemi nevojë për një telefon me 6GB RAM? – See more at: http://lajmi.net/samsung-galaxy-note-6-ja-performancat-dhe-e-vecanta-e-tij/#sthash.TY9PzUWh.dpuf

Artikulli paraprakM. MADHE, HOXHA: UDHËZIMI I MATURËS SHTETËRORE NË TË GJITHA SHKOLLAT
Artikulli tjetërSPITALI, URUÇI: MUNGON NGROHJA, FIRMA SKA DORËZUAR PUNIMET