Samsung Galaxy Note 7 ka qenë në qendër të debatit muajt e fundit për shpërthimet e baterisë.
Disa ditë më parë u raportua një rast ku Note 7 mori flakë brenda një avioni. Incidenti ndodhi në linjat jugore të Baltimore për në Louisville, në Kentucky.
Fotot alarmante tregojnë një pajisje të re e cila shpërthen pasi ushtrohet presion mbi baterinë e saj tërësisht të karikuar.
Testi u zhvillua në një nga laboratorët e Singaporit.
Imazhet tregojnë celularin i cili nxjerr tym pasi të shpërthejë në flakë.