Me sa duket modeli i ri i telefonit të Samsung, Galaxy S6 Edge+ do të jetë edhe më i mirë sesa paraardhësit e tij të kësaj linje. Tashmë 4GB RAM janë duke u bërë standard në shumë telefona, falë prodhuesve kinez sikurse Lenovo dhe Asus, dhe tani pritet që edhe Samsung t’i bashkëngjitet këtij trendi me Galaxy Note 5.
Por ky nuk do të jetë modeli i vetëm i telefonit nga Samsung me kaq RAM memorie, sepse nëse duhet t’i besohet raportimeve të fundit edhe Galaxy S6 Edge+ mund të vijë me harduer të tillë, ngjashëm si fableti më i ri i Samsung. Samsung thuhet se do të vijë me Galaxy S6 Edge+ me 4GB RAM, të cilat do t’i shtohen procesorit Exynos 7420 CPU të S6 dhe S6 Edge, si dhe baterisë me 3,000 mAh. Galaxy S6 edge+ pritet të lansohet më 12 gusht përkrah Galaxy Note 5, dhe orës së parë nga Samsung.