Gjiganti i teknologjisë së smarfonëve “Samsung” ka prezantuar këtë të enjte në Neë York modelin më të ri të celularëve. “Galaxy Note 9” tashmë është një realitet, ndërsa vjen me risi të pafundme, të cilat kanë lënë me gojë hapur miliona njerëz në mbarë botën.

 

Galaxy Note9 ka një bateri të avancuar 4000 Amper/hour që lejon të veproni gjatë gjithë ditës vetëm me një karikim, dhe proçesori i ri super i fuqishëm është perfekt nga detyrat e shumëfishta- për në punë, deri në lojrat e vazhdueshme.

 

Lapsi S Pen me butonin Bluetooth ofron shumë opsione të reja për Galaxy Note9. I duhen vetëm 40 sekonda karikim për të punuar gjysëm ore, dhe butoni Bluetooth mund të kontrollojë veprimtarinë e telefonit, shkrepni një selfie, ndryshoni faqet. Me pak fjalë, çdo gjë pa prekur telefonin!

 

Dy lentet e Galaxy Note 9 përshtaten me ndriçimin si syri i njeriut. Përmirësoni fotot tuaja me stabilizimin optik të imazhit dhe zoom-in e dyfishtë optik, i cili kap fotografitë më të mira të mundshme edhe kur telefoni është në lëvizje.

 

Galaxy Note 9 ka ekranin më të Pafundëm. Me karikuesin ëireless dhe opsionet fantastike, kjo është pajisja për ata që duan më të mirën e të mirave. Mundësia e zgjedhjes së modeleve të ngjyrave është tre, ndërsa normalisht funksionet nuk ndryshojnë.
Së bashku me Galxy Note 9, Samsung sjell edhe orën e dorës, Galaxy Watch, e cila lidhet shumë mirë me të gjitha funksionet e smrtphonit të gjigantit koreano-jugor.

 

Aktualisht, Galaxy Note 9 është smatphoni më i mirë në tregun botëror, ndërsa pritet të jetë i aksesueshëm për shirje në fund të gushtit. Megjithatë, konkurenca ka mendiar të vij sërish me një model tjetër iPhone. Si gjithmonë, shtatori sjell modelin e ri të smartphonëve të Apple, i cili prej 11 muajsh nuk ka patur të reja.

Artikulli paraprakVLLAZNIA HARRON VLLAZNINË , PUSHIMET VAZHDOJNË…
Artikulli tjetërPROMOVIMI I VLERAVE TË DAJÇIT