“Samsung” po vjen me një ndryshim të rëndësishëm sa i takon telefonave. Mësohet se kompania në fjalë po zhvillon një telefon me ekran të pathyeshëm.

Telefoni ka marrë certifikimin e Underëriters Laboratories, çka do të thotë se është gati për t’u hedhur në treg.

Me telefonat e rinj me ekran të pathyeshëm “Samsung” pritet të zgjerojë tregjet e shitjeve, drejt automobilave, pajisjeve ushtarake të lëvizshme, lojërave etj.

Ndryshimi i madh në ekranet e telefonave vjen pasi konsumatorët detyrohen shpesh të ndërrojnë ekranet. Në tremujorin e katërt, shitjet e përgjithshme të njësive të telefonave ranë për herë të parë ndonjëherë, sipas Gartner.

Paneli fleksibël OLED është ndërtuar me një bazë substrate të pathyeshme, tha “Samsung”. Ekranet fleksibël mund të shkatërrohen vetëm kur pësojnë një goditje tepër të rëndë.

Mësohet se telefonat e rinj u janë nënshtruar testeve të shumta, si hedhjes dhjetëra herë nga një lartësi deri në 1.2 metra.

Artikulli paraprakVRASJA, BËRCANA PËRSHËNDETI AUTORIN, ATA NJIHESHIN
Artikulli tjetërSENIDA MESI: QENDRA E INTEGRUAR EDHE NË SHKODËR