Samsung Galaxy S6 mësohet se do të vijë me risi ndryshe nga linja e mëparshme e Galaxy, ai do ta ofrojë një version të ri të ndërfaqes, i cili do të jetë i ngjashëm me atë të tabletit të Google – Nexus 6.

Ky ndryshim do të sjellë risi në pamjen e telefonit dhe softuerit brenda tij, si dhe më shumë hapësirë të brendshme në telefon. Sipas informacioneve të mëparshme Galaxy S6 do ta ofrojë ekranin në 5.5” në QHD me 64-bit octa-core Exynos, 3GB RAM dhe kamerën kryesore me 20MP. Pritet që Galaxy S6 do të vijë në dy variante; njërin prej metali, dhe tjetrin me ekran të lakuar sikurse Galaxy Note Edge, akoma nuk dihet se kur ky telefon do të dalë në treg. 

Artikulli paraprakMAKINA BIE NË LUM, HUMB JETËN 50 VJEÇARI
Artikulli tjetërFacebook do të ndihmojë në gjetjen e fëmijëve të humbur