Pas protestës së sotme që u zhvillua sot para Parlamentit, ku banorët të Unazës së Re kundërshtuan prishjen banesave të tyre, pa shpronësuar ministri i Brendshëm i sapo votuar nga deputetët, Sandër Lleshaj, mbledh drejtuesit e Policisë.
Mësohet se në këtë takim, ministri Lleshaj ka thirrur nëndrejtoreshën e Policisë së Shtetit Aida Hajnaj, drejtorin e Forcave Lëvizëse Operacionale Sokol Bizhga dhe drejtorin e Policisë Tiranë, Kastriot Skënderaj.
Mësohet se ndërsa ministri i Brendshëm ka marrë informacion të detajuar mbi atë çka ndodhi para Parlamentit, ai ka shprehur kritika në menaxhimin e protestës së sotme