Sandër Ruçi nuk do të jetë më vetëm një aktor por tashmë edhe pjesë e medias. Humoristi në profesion inaguroi radion e tij të quajtur “Esencë”. Një radio që do jetë online në rrjete sociale që për Sandër Ruçin është një dashuri e vjetër që e rikthen në jetë. Në prezantimin e tij të parë në radion “Esencë” Sandër Ruçi thotë se do të sjellë rrëfimet e personazheve të njohur të artit por jo vetëm.

Aktori Sandër Ruçi thotë se tashmë do të ketë më pak shfaqje në teatër por nuk do të ketë një shkëputje të përhershme nga skena ndërsa tashmë mes Amerikës dhe Shqipërisë ka zgjedhur vendlindjen.

Ky vendim i Sandër Ruçit për të hapur një radio mund të përqafohet edhe nga artistë të tjerë por edhe shqiptarë të thjeshtë që mund të kthehen nga emigrimi me iniciativa të tilla edhe pse nuk është aspak e lehtë.

Në inagurimin e radios Esencë të aktorit Sandër Ruçi morën pjesë personalitete të njohur të artit, kulturës, biznesit si dhe nga fusha të tjera.

Artikulli paraprakVOLEJ FEMRA, VLLAZNIA GATI SEZONIN E RI
Artikulli tjetërTËRMETI ME MBI 1000 VIKTIMA NË MAROK/ BRITANIA: TË GATSHËM PËR PËR TË NDIHMUAR MIQTË TANË