FESTIVALI I 65-të I KËNGËS ITALIANE, LUHET NË TEATRIN ARISTON TË SANREMOS. Al Bano dhe Romina Poëer ngjiten në skenës e Sanremos 24 vjet pas shfaqjes së tyre të fundit sëbashku. Momente drithëruese në natën e parë të Festivalit të 65-të të Kengës Italiane. Prezantuesi i festivalit, Carlo Conti, i kërkon që të takoheshin ose të paktën të shtrëngonin duart, por në fakt të dy u vunë në siklet. Një takim i papritur, përsëri pa përqafime.

Romina e ‘ngacmon’ duke i thënë “nuk më dhurove asnjë puthje të paktën”, por Al Bano e shmang këtë pjesë duke folur për diçka tjetër. Këngëtari këndoi këngën “E la mia vita” (Është jeta ime), të bekuar nga ish-gruaja e tij, që e komplimentoi Al Banon për zëri e tij brilant të ruajtur gjatë viteve. Më pas ishte vetë Al Bano ai që tha fjalën e fundit : “Më parë këndonim nëpër Gjykata, më pas kuptuam që ishte bukur të rikuperonim atë që rikuperuam, kam respekt të madh”. Një duartrokitje e gjatë shoqëroi këtë ngjarje në skenën e Sanremos. Festivali i 65-të i Këngës Italiane, luhet në teatrin Ariston të Sanremos, nga e marta e 10 shkurtit deri më datë 14.  Festivali u prezantua për herë të parë nga Carlo Conti sëbashku me Emma Marrone, Arisa dhe Rocio Munoz Morales. Të pesë mbrëmjet do të transmetohen në televizionin italian Rai Uno. Mes të ftuarve të shumëpritur në natën e parë ishin Al Bano dhe Romina, Tiziano Ferro dhe banda amerikane e rrokut Imagine Dragons.

Artikulli paraprakGREQIA, QEVERIA E RE MERR VOTËBESIMIN NË KUVEND
Artikulli tjetërPUTIN I DHURON NJË KALLASHNIKOV PRESIDENTIT TË EGJIPTIT