Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në rreth-rrotullimin në afërsi të Urës së Goricës në Berat.

Një 32-vjeçar i cili po udhëtonte me një motor me të cilin shpërndante pica në qytet, ka humbur kontrollin duke u përplasur me një makinë përpara tij.

Përplasja dyshohet të ketë qenë e fortë dhe për pasojë 32-vjeçari është dërguar në spital ku ndodhet në gjendje kritike për jetën. Kjo edhe për shkak se i riu kishte dalë nga spitali pak ditë më parë ku kishte kryer një operacion.

Në vendin e ngjarjes ka shkuar policia e cila po heton për shkaqet e aksidentit, ndërsa drejtuesi i automjetit të përfshirë në aksident Geri Sulkaj, 24-vjeç është shoqëruar në rajon.

Artikulli paraprakPROTESTAT E STUDENTËVE, KUSHI: VAKSINIMI NUK SHËRBEN VETËM PËR TË HYRË NË AUDITORE, POR…
Artikulli tjetër“JAM EDHE BASHË, EDHE HOT” BERISHA TALLET ME BASHËN NË TAKIMIN E PESHKOPISË