Një person ka rënë në pranga ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim lidhur me 657.8 kg kanabis të sekuestruar një natë më parë në një tunel në Sarandë.

Policia e Sarandës ka arrestuar shtetasin Gentian Muhollari, 20 vjeç, banues në fshatin Metoq si dhe ka shpallur në kërkim shtetasin L.O., 27 vjeç, banues në Sarandë. Ndërkohë janë proceduar në gjendje të lirë 7 shtetase për veprën penale “Moskallëzim krimi”. “Në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, Policia e Sarandës ka bërë të mundur kapjen dhe arrestimin e shtetasit Gentian Muhollari, i cili dyshohet se në bashkëpunim me shtetasin L.O, merreshin me përpunimin, përgatitjen dhe tharjen e një sasie me lëndë narkotike të dyshuar si Cannabis Sattiva”. Policia ka bërë kapjen në flagrancë të Gentian Muhollarit i cili tentoi të largohej me vrap, në fshatin Metoq të Sarandës, pranë një tuneli të braktisur (pa pronarë), në të cilin përpunohej dhe mbahej e fshehur lënda narkotike, e dyshuar si Cannabis Sattiva. Gjatë kontrollit të vendit të ngjarjes, u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale: – 41 kg e 850 gramë, lëndë narkotike e dyshuar si Cannabis Sattiva, në formë boçesh – 423 kg degë bime me gjethe dhe boçe, e dyshuar si Cannabis Sattiva – 192 kg e 95 gramë, degë dhe gjethe në formë byku. Policia po punon për dokumetimin e ngjarjes.

Artikulli paraprakVRET TAKSISTIN NË SHKUMBIN DHE ARRATISET ME TAKSINË, KAPET NGA POLICIA
Artikulli tjetërKRYEBASHKIAKU I UL RROGËN VETES: MË VJEN TURP QË KAM KAQ TË ARDHURA