Tre automjete janë djegur në një garazh në Sarandë.
Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, rreth orës 04:55, kur “në Sallën Operative Sarandë është njoftuar se në fshatin Gjashtë, në garazhin e servisit të shtetasit K.B., ka rënë zjarr dhe janë djegur 3 automjete”.
Policia thotë se paraprakisht dyshohet se zjarri mund të jetë shkaktuar për shkaqe elektrike në njërin mjet dhe më pas flakët e zjarrit janë përhapur edhe në dy mjetet e tjera. Ndërkohë policia po punon për zbardhjen e plotë të shkakut të zjarrit në garazh.