Projekti “Sared”, i cili ofron mbeshtetje per bujqesine dhe zhvillimin e ekonomik te zonave rurale dhe te defavorizuara ne Shqiperi ka hapur aplikimet per mbeshtetjen e fermereve.
Drejtori Rajonal i Bujqesise Mustaf Kraja tregon drejtimet ku duhet te aplikojne fermeret per te perfituar nga skema e projektit qe konsiston ne financimin 6.5 milione Euro. Po gjithashtu drejtori Kraja tregon edhe masen e investimit qe perfitojn e fermeret nga projekti Sared. Afati i fundit I aplikimit per skemat e mbeshtetjes se projektit sared do te jete data 31 maj nderkohe certifikata e pronesise eshte kritere kryesore per te perfituar. Sared eshte programi Gjermano-Danez prej 6.5 milion Euro qe ofron grant për fermerët dhe agro-përpunuesit shqiptarë, të implementuar nga GIZ në bashkëpunim me Ministrinë e Bujqësisë dhe synimi është nxitja e sektorit bujqësor në zonat malore të pafavorizuara.