Ministria e turizmit, bashkia Shkodër dhe drejtues vendor zhvilluan një takimin për mbarëvajtjen e sezonit turistik kryesisht në plazhin e Velipojës por edhe në zona të tjera turistike.
Ministri i turizmit Blendi Klosi kërkoi që të merren disa masa nga ana e bashkisë Shkodër në mënyrë që të mos përsëriten problemet e një viti më parë siç janë zënia e hapësira publike, mbeturinat apo edhe disa problematika të tjera.
Kryetarja e bashkisë Shkodër Voltana Ademi në përgjigje për ministrin Klosi tha se duhet edhe mbështetja e institucioneve të tjera për të bashkërenduar punën për sezonin turistik.
Çështja e zhurmave në plazhin e Velipojës është gjithashtu një shqetësim ndërsa kryebashkiakja foli edhe për një vëmendje më të shtuar që duhet të jetë në plazhin e Velipojës.