Banoret e fshatit Krahtul ne komunen Postribe organizuan nje tjeter proteste paqesore kunder punimeve qe po kryen firma kontraktuese italiane ne kete zone me qellim ndertimin e nje guroreje.
I pranishem per te mbeshtetur kete revolte ishte ambientalisti Sazan Guri I cili u njoh nga afer me katastrofen mjedisore sic e quajti ai kete nderhyrje.Ambientalisti Guri kerkoi qe te mos dhunohen nga shperthimet dhe dinamiti pronat dhe banesat e ketij fshati pasi firma nuk po zbaton rregullin paresor te 500 metrave larg qendrave te banimit.
BANORËT: BANESAT NË RREZIK NGA SHPËRTHIMET E MUNDSHME
Ambientalisti Guri siguroi banoret se kjo ceshtje do te dergohet ne dyert me te larta te qeverise.
Pak kohe me pare Banorët e Postribës në Shkodër bllokuan rrugën në shenjë proteste ndaj punimeve që kryen firma italiane e cila sipas ketyre familjeve pervec kalase kerkon te shfrytezoje mermerin qe ndodhet disa metra me tutje. Sic dihet kalaja e Krahtulit eshte nje vlere e radhe historike dhe mesa duket nuk ka mjaftuar as peticioni me 261 firma te rreth 1500 banoreve te kesaj zone.