Kancelari gjerman, Olaf Scholz ka bërë thirrje për lirimin sa më të shpejtë të pengjeve izraelitë nga militantët e Hamasit, pas takimit me emirin e Katarit Tamim bin Hamad Al Thani, në Berlin. Scholz priti në një takim Al Thani, mes një stuhie të aktivitetit diplomatik për të ndihmuar në parandalimin e përshkallëzimit dramatik të konfliktit midis Izraelit me Hamasin, në Lindjen e Mesme. Katari, një shtet i Gjirit i pasur me naftë, është një nga mbështetësit më të rëndësishëm të grupit militant islamik Hamas.
“Kancelari gjerman theksoi se Hamasi ka përgjegjësi të plotë për mirëqenien e pengjeve”, tha sot zëdhënësi i qeverisë Steffen Hebestreit pas takimit.
Pas sulmit në shkallë të gjerë të së shtunës ndaj Izraelit nga Hamasi, i cili sundon Gazën, Katari ia kishte vënë fajin Izraelit duke iu referuar shkeljeve të vazhdueshme të të drejtave të popullit palestinez. Sipas Hamasit, Katari po përpiqet gjithashtu të ndërmjetësojë për shkëmbimin e pengjeve izraelite për të burgosurit palestinezë në burgjet izraelite. Hamasi ka rrëmbyer rreth 150 persona në Rripin e Gazës, duke përfshirë të paktën pesë gjermanë.
“Gjermania qëndron e palëkundur në krah të Izraelit dhe dënon sulmin terrorist në termat më të ashpër të mundshëm”, tha Scholz sipas Hebestreit.
Konflikti Izrael-Palestinë, Putin: Rusia mund të ndërmjetësojë paqen mes palëve
“Izraeli ka të drejtën sipas ligjit ndërkombëtar për të mbrojtur veten dhe qytetarët e tij”, ths Scholz.
Takimi u zhvillua disa orë pas deklaratës së qeverisë së Scholz në parlament për ngjarjet e fundit, në të cilën ai siguroi Izraelin për solidaritetin e pathyeshëm të Gjermanisë.