“Së bashku për një ditëlindje”, ky ka qenë aktoviteti i organizuar nga Kishat Ungjillore Shkodër dhe qendra “Çelësi Im”. Aktiviteti, ku pjesëmarrës ishin fëmijët solli për minuta me radhë emocionet dhe festën me qëllimin që të vegjëlit të mësojnë dhe kuptojnë mesazhin e dashurisë që shpaloset për Krishlindje.
Pjesë e programit ishin këngë, recitime dhe performanca të ndryshme të fëmijëve. Ndërkohë, gjithashtu u shfaq edhe filmi i njohur për fëmijë “Supërlibri”.
Humori, këngët dhe recitimet e fëmijëve u sollën në formën e mesazheve për atmosferën e krishlindjeve, duke sjell një imazh më ndryshe të asaj se si fëmijët perceptojnë festave fundvitit. Ide kryesore e këtij aktiviteti ishte zbavitja e fëmijëve përmes dashurisë dhe mirësisë së festave.