Viti 2021 ka qenë sa i vështirë dhe i bukur për aktoren e njohur, Adriana Matoshin. Nëna e katër fëmijëve përgjatë vitit që lamë pas përjetoi një romancë të bukur dashurie me futbollistin afrikan, Keith Owen Groeneveld, i cili i ka qëndruar pranë në momente të vështira dhe të lumtura për të.
Ajo u zgjodh për herë të parë deputete e Kuvendit të Kosovës në zgjedhjet e 14 shkurtit nën logon Lëvizja Vetëvendosje. Ndërsa muajt e fundit të vitit u përball me një betejë të vështirë. Pas 9 vitesh iu rikthye tumori në tru dhe iu nënshtrua një operacioni që për fat të mirë rezultoi i suksesshëm.
Pak javë pas operacionit ajo u rikthye në sallën e Kuvendit duke vazhduar normalisht jetën e saj.
Gjatë një interviste për Klan Kosova, Adriana Matoshi ka folur për vështirësitë dhe gjërat e bukura me të cilat u përball në 2021-shin.