Shqipëria do të eksportojë së shpejti energjinë elektrike në Bashkimin Europian, shprehet kryeministri Edi Rama nga Abu Dabi, kur pritet të firmoset një marrëveshje trilaterale për lidhjen nënujore energjetike mes Shqipërisë dhe Italisë.

“Përshëndetje nga Abu Dabi, për pak do të vendosim një tjetër gur kilometrik në rrugën tonë drejt pavarësisë energjetike, së bashku me kryeministren e Italisë, miken e shtrenjtë Giorgia Meloni, me ftesë të presidentit të Emirateve të Bashkuara Arabe, një mik i posaçëm, Mohammed bin Zayed, për marrëveshjen trilaterale, për lidhjen nënujore energjetike mes Shqipërisë dhe Italisë, si dhe rritjen e prodhimit të energjisë diellore në Shqipëri.

Lidhja do të ketë një pronësi të trefishtë e nga ana tjetër, do të mbështetet nga investimet domethënëse të përbashkëta, në rritjen e kapaciteteve prodhuese të Shqipërisë dhe në funksion të ambicies tonë për t’u bërë të pavarur nga importi, por na jep një rol së shpejti si eksportues në Bashkimin Europian”.

Artikulli paraprakBIEN SËRISH TEMPERATURAT/ PARASHIKIMI I MOTIT PËR SOT, 15 JANAR 2025
Artikulli tjetërZJARRET MASIVE NË KALIFORNI/ 12 MIJË NDËRTESA TË SHKATËRRUARA, DËMI LLOGARITET NË 275 MILIARDË DOLLARË