Nga ekranet e vogla të telefonave inteligjentë dhe tabletëve, emojit tani do të vijnë në ekranet e mëdhenj të Hollywood-it. Sipas një raporti nga Deadline Hollywood, Sony Pictures Animation ka fituar të drejtat për të krijuar një film të animuar me në qendër emojit. Tri kompani kanë konkurruar për të fituar të drejtat për filmin emoji, por e fitoi Sony.
Filmi do të krijohet nga regjisori Eric Siegel dhe producenti Anthony Leondis. Ky lajm ka ngritur shumë pyetje që nuk kanë marrë akoma përgjigje. A është kjo botë gati për një film të krijuar i gjithi me emoji? A do të bëhen emojit Minions e ri? Për momentin, përgjigjja jonë e vetme është ¯_(ツ)_/¯. 😀