SEFERI: PROJEKT I MINISTRISË SË BRENDSHME DHE CARITAS-it SHQIPTAR. Shumë shpejt Qarku i Shkodrës do të ketë një qendër pritëse 48 orëshe për të gjitha viktimat e trafikimit të qënieve njerëzore, atyre që pësojnë dhunë në familje dhe shtresave të tjera me probleme të tilla sociale.

Si shkak i një trendi në rritje të trafikimit të qënieve njerëzore dhe dhunës në familje, Ministria e Brendshme me ndihmesën dhe bashkëpunimin e Caritasit Shqiptar do të mundësojnë ngritjen e qendrës pritëse në Hanin e Hotit, kufiri ndarës mes Shqipërisë dhe Malit të Zi. Kjo bëhet e ditur nga Armanda Seferi, pjesë e sekretariatit teknik të luftës kundër trafikimit të qënieve njerëzore në Prefekturën e Qarkut Shkodër. Ngritja e qendrës pritëse vjen si shkak i mungesës së një institucioni të tillë në këto 25 vitet e fundit edhe pse ka qenë e nevojshme për tu bërë vite më parë si shkak i shtimit të viktimave të trafikimit e dhunës në familje…. Para pak ditësh 22 ishte numri i viktimave të trafikimit të qënieve njerëzore dhe 1 rast si mundësi trafikimi, shifra këto të bëra zyrtare në raportin një vjeçar të komitetit anti-trafik.

 

 

 

[iframe width=”300″ height=”390″ src=”//www.youtube.com/embed/sr4aLF28V1Q” frameborder=”0″ allowfullscreen ]
Artikulli paraprakNË ITALI E SPANJË, LOJTARËT BËHEN BOKSIERË
Artikulli tjetërSUPERLIGA STARTON ME SKANDALE TRUKIMI