Një ditë para seancës plenare, kryeministri Edi Rama i është drejtuar Kryesisë së Kuvendit për të zhvilluar takimin e përjavshëm me aleatin e tij qeverisës, Ilir Meta.

Takimi vjen pas ofertës së LSI për zgjidhjen e krizës politike duke ofruar të gjitha mandatet e ministrave, edhe atë të kryetarit të Kuvendit, nëse kjo do të përbënte një garanci për opozitën. Meta propozoi atë që e quan ofertë për një qeveri të besimit të gjerë. Ndërkohë Kryeministri Edi Rama ka adresuar një ftesë për dialog nga shefit të opozitës Lulzim Basha por mbylli çdo mundësi për krijimin e një qeverie besimi, apo shtyrje të zgjedhjeve të 18 qershorit. Në përgjigje të ftesës së bashkryetarit të koalicionit qeverisës Ilir Metës, përgjigje që vlen dhe për opozitën, Rama theksoi se Kushtetuta e thotë qartë se qeveria është vullnet i shumicës.

Artikulli paraprakLËVIZTE ME ARMË NË OBORRIN E SHKOLLËS , ARRESTOHET 15 VJEÇARI
Artikulli tjetërTANI EKSTRADIME EDHE NGA MBRETËRIA E BASHKUAR DHE IRLANDA E VERIUT