Në Kuvendin e Shqipërisë është kthyer në një traditë të shëmtuar tashmë që fjalori i deputetëve të kalojë etikën dhe të kthehet në banalitet.
Por ndërsa në seanca të tjera e kanë kaluar me të “qeshura”, këtë të premte deputetët e opozitës nuk i kanë duruar dot fjalët e kryeministrit Edi Rama i cili ju drejtua me ironi dhe ofendime demokratëve për protestën që ata do të mbajnë më 8 dhjetor kundër qeverisë.