Në Gjykatën e Lartë po zhvillohet sot seanca për rekursin që grupimi i Rithemelimit i Sali Berishës ka depozituar për vendimin e 3 marsit, ku Apeli i Përgjithshëm ktheu në shkallë të parë çështjen e logos dhe vulës së Partisë Demokratike. Çështja do të shqyrtohet nga gjyqtarët, Artur Kalaja, Ervin Pule dhe Dariel Sina.

Por paralelisht me seancën, Rithemelimi i drejtuar nga Sali Berisha po zhvillon një protestë para Gjykatës së Lartë. Militantët e Rithemelimit me në krye Flamur Nokën, kanë bllokuar rrugën para Gjykatës së Lartë. Ka qenë drejtori i Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj i cili i ka kërkuar deputetit të Rithemelimit, Flamur Nokës që të lirojnë rrugën.

Kjo pasi në kërkesën që është dorëzuar në Policinë e Tiranës nuk ka qenë e sanksionuar bllokimi i rrugës. Sipas burimeve të policisë, protesta do të zhvillohej në hapësirën e trotuarit, rreth parkut Rinia, pa penguar qarkullimin. Deri tani nuk ka dakordësi për hapjen e rrugës për të rikthyer qarkullimin.

Artikulli paraprakNGA JAVA QË PO VJEN QYTETARËT E KOSOVËS DO TË UDHËTOJNË PA VIZA NË BE
Artikulli tjetër“NDONËSE MUA PO MË BURGOSIN…”, BERISHA THIRRJE QYTETARËVE: SHQIPTARË ZGJOHUNI! NUK ËSHTË BETEJA IME, POR KUNDËR DIKTATURËS