Si çdo të enjte, ka nisur sot në orën 10:00 seanca parlamentare. Opozita mbërriti në seancë me vonesë, pasi ishte në mbledhje grupi parlamentar.
Seanca plenare e kësaj të enjteje pritet të shoqërohet me debate të forta mes mazhorancës dhe opozitës mbi zhvillimet e fundit të aktualitetit.
Vetëm një ditë më parë, kryeprokurorja Arta Marku shkarkoi kreun e Krimeve të Rënda, Besim hajdarmataj, një temë kjo që pritet të përplasë palët në sallën e Kuvendit.
Debat pritet të ketë dhe për temat e rendit të ditës, mes të cilave është dhe raporti vjetor i administratës publike, apo aministia për ish të përndjekurit.