Procesi i trajtimit të sistemit të Regjitrimit Digjital Audio instaluar në gjykatat shqiptare me ndihmën e USAID ka dhënë efektet pozitive edhe në Gjykatën e Apelit në Shkoder.

Nga kancelarja e kësaj gjykate thuhet se në raportin e përdorimit të sistemit të regjistrimit audio në periudhën një mujore të muajit mars janë regjistruar gjithsej 384 seanca me regjistrim digjital audio nga 8 gjyqtarët e kësaj gjykate.Gjyqtaret Astrit Kalaja regjistruar 41 seanca audio, Fjoralba Prifti regjistruar 14 seanca audio, Fuat Vjerdha regjistruar 37 seanca audio,Lindita Hoxha 71 seanca audio, Luan Dervishi 40 seanca audio, Marina Rraboshta 71 seanca audio, Selim Kryeziu 57 dhe gjyqtare Valbona Vata 53 seanca audioPërdorimi i kësaj teknologjie në zhvillimin e proceseve gjyqësore, do ti shërbejë eficiencës dhe funksionalitetit të administrimit gjyqësor, në drejtim të rritjes së aksesit në drejtësi, vlerësimit të punës së gjyqtarëve, luftës ndaj korrupsionit dhe rritjes së tranparencës.Procesi i instalimit të teknologjisë së Regjistrimit Digjital Audio në të gjitha gjykatat shqiptare, mundëson regjistrimin digjital të seancave gjyqësore, në 36 gjykata, ku përfshihen edhe Gjykatat e Rrethit dhe ajo e Apelit në Shkoder.

Artikulli paraprakAKSIONI KUNDER INFORMALITETIT, NIS FAZA E DYTE
Artikulli tjetërMANDIJA: FERMERËT PENALIZOHEN PËR ÇERTEFIKATËN E PRONËSISË