Pas një seancë maratonë prej 16 orësh, me debate dhe diskutime Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar ligjin për strukturat dhe organikën e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit në Gjykatën Kushtetuese dhe të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, si dhe për klasifikimin e pagave të Komisionerit Publik, të gjitha sipas variantit të propozuar nga komisioni i ligjeve.

Kuvendi rrëzoi me 52 vota propozimin e PD dhe me 53 atë të LSI për organet e e vettingut. Gjithashtu gjatë seancës maratonë u pranuan edhe dy dekretet e ish-presidentit të Republikës Bujar Nishani për kthimin e ligjit për menaxhimin e integruar të mbetjeve dhe Për dhomat e tregtisë dhe industrisë. Këto dy dekrete morën votën pro të opozitës, ndërsa mazhoranca abstenoi.

Kuvendi votoi me 73 vota pro edhe aktin normativ të qeverisë, për ndryshimet në buxhetin e vitit 2017.

Artikulli paraprakSHPËRTHIM TRITOLI NË SHKODËR
Artikulli tjetërLIDERI I ISIS, GJALLË APO VDEKUR?