Kinema Milenium ka mirëpritur promovimin e botimit të dytë të librit “Secili cmendet simas mënyrës së vet” të Stefan Çapalikut.

Shkrimtari pohon se romani merret me periudhën e fundit të komunizmit, prej viteve ’85 deri në ’90 ku edhe rrëzohet komunizmi. Çapaliku shprehet se është një libër autobiografik dhe sjell përmbledhje kujtimesh nga fëmijëria e në vazhdim. Sic, pohon edhe vetë autori libri është një dëshmi për brezin e ri , për këtë epokë që ndjek prapa si hije.

Nga ana tjetër, shkrimtari bën me dije se do të ketë edhe një vëllim të tretë dhe pohon se është I kënaqur pasi lexuesit e gjejnë veten në cdo pjesë të romanit që ai ka shkruar.

Artikulli paraprak2017-të , MBLEDHJA E FUNDIT E KËSHILLIT BASHKIAK
Artikulli tjetërBEQIRAJ, SHOQATA E EGJIPTIANËVE: DO E NDIHMOJMË