Teatri “Migjeni” ka qënë vendi mikpritës ku u zhvillua promovimi I librit “Secili çmendet simbas mënyrës së vet “ të Stefan Çapaliku.

Fjalën përshëndetëse e mori drejtorja e teatrit Rita Gjeka, e cila, edhe përcolli një pjesë të shkrutër të këtij romani. Më tej, ishte edhe vetë botuesi I këtij libri që përcolli disa nga impresionet e tij ku citoi se kishte ndjerë tepër emocion falë krijimtarisë së Çapalikut. Romani “Secili çmendet simbas mënyrës së vet”, i zhvillon ngjarjet përgjatë një periudhe njëzetvjeçare, në qytetin e Shkodrës. Ky roman e nisë turin tregimtar ndërsa jashtë po shkatërroheshin institutet e religjionit, dhe brenda po lindte një institut i ri besimi, që ishte televizori. Në këtë libër, autori shprehet se është autobuografik, dhe është një përmbledhje kujtimesh nga fëmijëria e në vazhdim, ku në të përfshihen më shumë se njëqindë personazhe, e pjesa më e madhe e tyre, janë emra të njohur të qytetit të Shkodrës. Ishte pikërisht qyteti I tij I lindjes, vëndi I parë ku autori I romanit Secili çmendet simbas mënyrës së vet” preferoi të bënte prezantimin dhe promovimin e parë me publikun, ku në vazhdim do të realizohet edhe në qytete të tjera.

Artikulli paraprakHAPET QENDRA KOMUNITARE PËR TË MOSHUARIT
Artikulli tjetërDIMRI, FURNIZOHEN ME MEDIKAMENTE Q. SHËNDETËSORE