Qendërmbrojtësi Sedat Berisha ka dalë në një deklaratë për shtyp në prag-ndeshjen ndaj vlonjatëve të Flamurtarit. Berisha në prononcimin e tij të pare për media u shpreh se tek Vllaznia nuk u intereson pozicionimi I kundërshtarit por në këtë ndeshje synojnë vetëm fitore.
Si një nga temat më të diskutuara ndaj kampit shkodranë janë edhe presionet ku qendërmbrojtësi shqiptaro-malazez u shpreh.
Ndërkohë sa I përket përshtatjes së tij me ekipin por edhe të blerjeve të merkatos së janarit Sedat Berisha tha se tashmë janë një ekip më kompakt jo si në ndeshjet e para.
Sedat Berisha u shpreh se të gjithë si ekip mendojnë për të arritur rezultate positive tek Vllaznia pasi skuadra kuqeblu nuk e meriton pozicioniminaktual që ka.