Sekretari amerikan i shtetit, Mike Pompeo ka përshëndetur marrëveshjen për Reformën Zgjedhore në Shqipëri.
Pompeo thotë se kjo marrëveshje do forcojë demokracinë dhe të ardhmen europiane të Shqipërisë.
Por Pompeo i bën apel palëve që të kodifikojnë marrëveshjen e cila deri tani është një draft me 12 pika.
Duhet përmendur se marrëveshja u arrit pas ndërhyrjes së ndëkombëtarëve, me në krye ambasadën amerikane, madje negocimet vijuan dhe në rezidencën e SHBA në Tiranë teksa ajo duhet të miratohet në Kuvend.
”Një lajm tjetër nga Evropa: Unë gjithashtu mirëpres marrëveshjen ndër-partiake të Shqipërisë për reformën zgjedhore, e cila do të forcojë demokracinë e saj dhe do të forcojë më tej të ardhmen evropiane të Shqipërisë. Ne inkurajojmë të gjithë palët e interesuara të kodifikojnë këtë marrëveshje politike.”- tha Pompeo.