Këshilli i Qarkut Shkodër organizoi pasditen e së enjtes konferencë rajonale në kuadër të projektit IPA Adriatik.

Në qendër të diskutimeve ishte mundësia e krijimit të një sektori agroindustrial në veri të Shqipërisë. Kryetarja e këshillit të qarkut Greta Bardeli tha se prioritetet e institucionit që ajo përfaqëson janë turizmi, agroturizmi dhe bujqësia. Partnerët në këtë projekt vunë theksin tek mundësia e krijimit të një agrikulkture të pastër ndër rajonale. Sipas Kryebashkiakes Voltana Ademi, reforma territoriale paraqet vështirësi të mëdha, por sektroi i agrikulturës dhe bujqësia mund të zhvillohen përmes bashkëpunimit… Në këtë simpozium ishin të pranishëm përfaqësues nga Mali i Zi dhe Italia, përfaqësues të Bashkisë Shkodër dhe Këshillit të qarkut.

Artikulli paraprak“EKO MENDJE” SJELL NË SHKODËR znj.MADI SHARMA
Artikulli tjetërNDIHMA EKONOMIKE, VETËM 400 APLIKIME