rej dy ditësh sektori i peshkimit në Durrës është i paralizuar. Mbi 70 anije të flotës së peshkimit nuk janë lejuar të dalin në det për të ushtruar aktivitetin e përditshëm të peshkimit.
Shkak për këtë, mësohet të jetë bërë mosfiksuionimi i sistemit Blue box, me anë të të cilit qendra operacionale detare kryen monitorimin e mjeteve lundruese. Kjo nuk është hera e parë që peshkarexhat e Durrësit bllokohen në aktivitetin e tyre. Disa muaj më parë, menjëherë pas marrjes peng nga marinari egjiptian të peshkarexhës “Celepia 2”, autoritetet forcuan masat e sigurisë, duke mos lejuar asnjë mjet lundrues të dal në det pa qenë i pajisur me aparaturën Blue Box. Pas negociatave, peshkatarët dhe autoritetet ranë në ujdi, duke pranuar që të gjitha mjetet të pajisen me këtë aparaturë vëzhgimi. Por, pa kaluar disa muaj nga pagesa 2 milionëshe për vendosjen e paisjes Blue Box ky sistem nuk fuksionon. Në këto kushte, qendra operacionale Detare nuk ka lejuar asnjë mjet lundrues. Sipas peshkatarëve, një pjesë e mirë e anijëve e kanë në fuksion të plotë sistemin, por për arsye të paqarta nuk janë lejuar të ushtrojnë aktivitetin.