Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka përshëndetur hetimin e SPAK për sekuestrimin e inceneratorin e Tiranës.

Në një postim në Facebook, Basha shkruan se sekuestrimi i inceneratorit fantazmë të Tiranës është një hap i duhur për zbardhjen e këtij megaskandali korruptiv.

Postimi plotë:

Përshëndes vendosmërinë e SPAK për hetimin e thelluar të aferës së shekullit, e cila u kushton takaspaguesve shqiptarë më shumë se 430 milionë euro.

Sekuestrimi i inceneratorit fantazëm të Tiranës është një hap i duhur për zbardhjen e këtij megaskandali korruptiv.

Shpreh mbështetjen e plotë dhe inkurajoj institucionet e drejtësisë të veprojnë pa asnjë hezitim kundër korrupsionit në nivelet e larta, kësaj gangrene që shkatërron vendet e punës dhe mirëqenien e shqiptarëve.

Qytetarët shqiptarë presin dhe meritojnë drejtësi, ata e dinë mirë që peshku qelbet nga koka!

Artikulli paraprakUNESCO: VENECIA NË LISTËN E KUQE TË RREZIKUT TË TRASHËGIMISË
Artikulli tjetërBERISHA MBLEDH KRYESINË E RITHEMELIMIT: NISIM NJË ANALIZË TË THELLË TË PROCESIT ZGJEDHOR