Një apartament në Tiranë është vënë nën sekuestro, ndërsa pronari i saj është arrestuar në Spanjë për vjedhje dhe pastrim parash.

 

Sekuestroja është bërë me kërkesë të Prokurorisë së Kurbinit ndaj shtetasit Gjon Gjezaj. “Në bazë të informacionit policor dhe të dhënave nga autoritetet spanjolle, prokuroria Kurbin ka kryer hetimet për pastrim të produkteve të veprës penale. Në baze te veprimeve procedurale, janë zbuluar tre kontrata porosie për blerje apartamentesh në Tiranë, me vlerë totale rreth 130 mijë euro”, sqaron Prokuroria. Sipas Prokurorisë, nga hetimi rezultoi se pronë faktike është vetëm një apartament, me vlerë 41.800 euro në zonën e Kasharit në Tiranë, ndërsa dy kontratat e tjera të porosisë i referohen dy apartamenteve, te cilat nuk ekzistojnë, pasi firma e ndërtimit ka falimentuar. “Për këtë arsye, nuk kishte mundësi efektive për të bërë sekuestro, pavarësisht se ne kontratat e porosisë për këto dy apartamente rezulton se janë kryer pagesat përkatëse”, thuhet më tej. Prokuroria e Kurbinit ka nisur hetimin për këtë rast ne muajin mars 2017.

Artikulli paraprakVELIPOJA, DRITËHIJET E NJË SEZONI TURISTIK
Artikulli tjetër“VJESHTË 2017” VIHEN NË SEKUESTRO PREVENTIVE EDHE 15 MILIONË LEKË