Sekuestrohen 1.2 ton marijuanë nga Shqipëria me vlerë 12 mln euro

 

Autoritetet italiane kanë ndaluar një tjetër gomone të fuqishme me drogë që po udhëtonte nga Shqipëria drejt brigjeve italiane. Drejtoria Antimafia e Policisë së Barit në bashkëpunim me repartin territoral të policisë financiare të komunës së Barleta e Molfeta kanë sekuestruar një gomone me drogë me prejardhje nga Shqipëria si dhe kanë arrestuar dy skafistët shqiptarë, banues në Vlorë, shtetasit H.E. 37 vjeç e M.H 34 vjeç. Gomonia e gjatë rreth 9 metra dhe e pajisur me dy motorë të fuqishëm jashtë bordit është ndaluar nga roja bregdetare e financës italiane pas disa minuta ndjekje në brigjet e qytezës Molfeta . Në bordin e saj janë gjetur 52 pako marijuanë me një peshë totale prej 1 ton 215 kg. Sipas autoriteteeve italiane lënda narkotike e shitur në treg do të sillte një përfitim prej 12 milionë euro.

Artikulli paraprakSHEMBET URA NË AUTOSTRADË, 2 VIKTIMA E 2 TË PLAGOSUR
Artikulli tjetërVRASJET ME PAGESË, BURGIM PËRJETË ANDON MËHILLAJT, 30 VITE JULIAN SINANAJT