Policia në Vlorë ka sekuestruar 100 kokrra ekstazi dhe para gjatë operacionit antidrogë ‘Drimadha.

Ndërsa është vënë në pranga poseduesi i lëndës narkotike, 22-vjeçari me iniciale S. K., nga Tirana.

“Gjatë kontrollit fizik, 22-vjeçarit S. K., iu gjetën 100 kokrra lëndë narkotike e dyshuar “Ekstazi” (drogë stimuluese) si dhe një sasi valute prej 525 eurove dhe 60.000 lekë të rinj, të cilat dyshohen se janë përfituar nga aktiviteti kriminal i shpërndarjes,”-raporton policia.

Materialet iu referuan Prokurorisë në ngarkim të tij për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Artikulli paraprakAKSIDENTON GRUAN DHE LARGOHET ,POR NDALOHET NGA POLICIA
Artikulli tjetërBASHA MBLEDH ALEATËT PARA VENDIMIT QË MUND TË CAKTOJË TË ARDHMEN E ZGJEDHJEVE: DO KETË APO JO VOTIME MË 30 QERSHOR?