Policia e Tiranës ka vënë në pranga tre përsona të cilëve u është sekuestruar një sasi e madhe droge.

Në prangat e policisë kanë rënë një 23 vjeçar dhe një 26 vjeçar pasi në makinat e tyre u kap dhe sukuestrua një sasi prej 155 kg kanabis sativa. Përsonat e arrestuar janë;Kejvin Vadhi,Gezim Laçi,Arian Laçi.

Në njoftimin e policisë thuhet se, një sasi prej 155 kg drogë e llojit kanabis sativa është sekuestruar nga policia, ndërsa në pranga kanë përfunduar tre persona dhe një i katërt është shpallur në kërkim.

Policia e Tiranës sqaron se ka arrestuar të rinjtë K. V., 23 vjeç, banues në Tiranë, G. L., 26 vjeç, babues në Krujë, A. L., 23 vjeç, banues në Krujë, si dhe u shpall në kërkim shtetasi M.K., 32 vjeç, banues në Krujë.

Më datë 10.03.2018, në rrugën “Skëndërbeu” gjatë kontrollit të ushtruar në automjetet tip “Audi” dhe Golf 4 që këta shtetas lëviznin iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale 155 kg bimë narkotike e dyshuar e llojit kannabis Sattiva.

Gjithashtu janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale 13100 lekë, 2 automjete dhe 4 telefona celular.

Materialet procedurale iu kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime te mëtejshme hetimore

Artikulli paraprakKOKAINA MB: OPOZITA, FUSHATË PËR TË DËMTUAR PROCESIN E NEGOCIATAVE
Artikulli tjetërMERR FLAKË AUTOMJETI NË ECJE, NUK KA TË LËNDUAR