Një sasi prej 160 kilogramë kanabis sativa është sekuestruar në Lezhë, ndërsa në pranga janë vënë 6 persona. Operacioni është zhvilluar në fshatin Balldren ku droga po përgatitej për shitje.

“Nga informacionet e marra në rrugë operative nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, se në fshatin Balldren në banesën e shtetasit Nikolin Marpalaj, të arrestuarit në bashkëpunim me njëri-tjetrin po përgatiteshin për të transportuar e shitur një sasi lëndë narkotike Cannabis Sativa,

ku gjatë kontrollit të ushtruar nga Policia në banesën e shtetasit Nikolin Marpalaj janë gjetur dhe sekuestruar 160 kilogramë”, sqaron policia.

Të arrestuarit janë:1-Nikolin Marpalaj, 49 vjeç, banues në Lezhë,2-Kristjan Pepaj, 25 vjeç, banues në Shkodër,3-Doren Pepaj, 22 vjeç, banues në Malësinë e Madhe Shkodër,
4-Erjon Ndoci, 29 vjeç, banues në Lezhë,5-Jolanda L, 29 vjeçe, banuese në Shkodër,
6- Mirsada P. 25 vjeçe, banuese në Velipojë.

U sekuestrua• 160 kilogramë lëndë narkotike Cannabis Sativa,• Një armë gjahu,
• Dy peshore elektronike,• 12 telefona celularë të markave të ndryshme,
• Një automjet tip “Golf 4” në pronësi të shtetasit Kristian Pepaj,
• Një automjet tip “Mercedes Benz” në pronësi të shtetasit Erjon Ndoci.

Materialet në ngarkim të këtyre shtetasve do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për veprat penale të “Prodhim e shitje të lëndëve narkotike”, e kryer në bashkëpunim,

Artikulli paraprakVLAHUTIN: PAS DREJTËSISË, REFORMA E PRONËS MË E RËNDËSISHME PËR SHQIPTARËT
Artikulli tjetërNDIKIMI RUS NË SHQIPËRI, KREU I SHISH: TENDENCA PËR TË PREKUR ADMINISTRATËN