ARRESTOHET NJË 19 VJEÇAR, NIS PROÇEDIMI PA AUTOR PËR VJEDHJE
Me datën 04. 08. 2014, filloi procedimi penal Pa autor, pasi gjatë një kontrolli të ushtruar nga punonjësit e policisë në një terren malor pa pronar në Fshatin Plan, Komuna Pult, e rrethit Shkodër u konstatuan 15 parcela  në të cilat ishin mbjellur 1.600 rrënjë bimë narkotike canabis sativa, të cilat u asgjësuan me djegie.

Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit – ve. Materialet në Prokurori neni  284 i Kodit Penal.

Me datën 04. 08. 2014, u bë arrestimi i shtetasit Klisman Çuni,  vjeç 19, banues në Fshatin Theth Shkodër. Arrestimi i këtij shtetasi u bë, pasi në Fshatin Theth, për motive të dobëta ka kanosur shtetasen Franceze, M. Ë., vjeç 58. Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar një pincë.  Materialet në Prokurori neni  84 i Kodit Penal.

Me datën 04 .08. 2014, filloi precedimi penal Pa autor për veprën penale të “Vjedhjes”, pasi persona të paidentifikuar, kanë vjedhur një sasi lekësh shtetasit T. Sh., vjeç 78, banues në Shkodër. Po punohet per identifikimin dhe kapjen e autorit të kësaj ngjarje. Materialet në Prokurori neni  134 i Kodit Penal.

[iframe width=”640″ height=”360″ src=”//www.youtube.com/embed/vPBTAJ00-w8?feature=player_detailpage” frameborder=”0″ allowfullscreen ]
Artikulli paraprakMBYLLET AKADEMIA E ARTEVE NË SHKODËR
Artikulli tjetërSI JETUAN TË NDARË MALËSORËT E HOTIT