Operacioni – Sekuestrohet 180 kg drogë në Itali, mes të arrestuarve dy shqiptarë
Policia italiane e komunës së Aprilia në rajonin e Lacios ka ekzekutuar gjatë natës së shkuar një operacion antidrogë. Gjashtë persona janë arrestuar, mes tyre 2 shtetas shqiptarë, një shtetas spajnoll, si dhe 3 italianë. Shqiptarët e arrestuar janë shtetasja Adriana Gjoka 30 vjec e Dorian Kasemi 27 vjec, Gjatë operacionit janë sekuestruar 130 kg marijuanë, e 60 kg hashash të fshehura mes ngakesës me kashtë në një kamion me targa spanjolle. Lënda narkotike ishte e konfeksionuar me letër alumini dhe në çanta të mëdha të zeza. Gjithashtu u sekuestruan dhe 50 mijë euro cash. 6 personat janë arrestuar në periferi të qytetit të Aprilias e ka qënë shoqërimi i kamionit nga ana e 3 automjeteve që ka shkaktuar dyshimin e forcave italiane të rendit. Shtetasja shqiptare Adriana Gjoka udhëtonte me një automjet tip Opel. Ndërsa 5 personat e tjerë me dy automjete të të tipit BMW e Golf. Shkëmbimi i drogës nisi të kryhej në një zonë industriale të Aprilias e 6 personat u arrestuan në flagrancë nga forvcat italiane të rendit. Akuza ndaj tyre është trafik ndërkombëtar i lëndës narkotike.