Në Ankona sekuestrohen 2. 2 ton marijuanë, vinte nga Shqipëria
Policia doganore në bashkëpunim me Policinë Financiare të Ankonës kanë sekuestruar mëngjesin e sotëm 2, 2 tonë marijuanë nga Shqipëria në vlerë 20 milionë euro Lënda narkotike është sekuestruar në bordin e një automjeti tip TIR që transportonte panele kartonxhezi. Sekuestrimi i lëndës narktoike u bë e mundur falë sistemit të kontrollit të doganës si dhe të repartit të qenëve nuhatës. Më akuzën për trafik ndërkombëtar droge janë arrestuar 3 shtetas të huaj. Nga fillimi vitit 2017 e deri më sot në portin e Ankonës janë sekuestruar rreth 12 tonë marijuanë.