Policia Kombëtare e Spanjës ka sekuestruar një sasi prej 2.4 ton kokainë në një anije peshkimi venezueliane.

Ministria e Brendshme e Spanjës tha se shtatë persona u arrestuan në një operacion javën e kaluar në bashkëpunim me Administratën Amerikane të Zbatimit të Drogës, policinë britanike dhe portugeze, shkruan euronews. Më 4 maj, kjo anije venezueliane u lokalizua në ujërat e Atlantikut dhe u pikas nga anëtarë të Grupit të operacioneve speciale (Geos) të policisë.

Të shtatë anëtarët e ekuipazhit me kombësi venezueliane u arrestuan dhe u konfiskua gjithashtu një pistoletë. Gjithashtu një tjetër sasie prej 5.5 ton kokaine u kap në brigjet e Ekuadorit dhe kishte destinacion Spanjën, duke arrestuar 20 persona. Vlera e drogës kap shifren e 250 milionë dollarë.

Artikulli paraprakSHBA: QEVERIA SIRIANE KASAPHANË NË BURGJE
Artikulli tjetërKRIZA POLITIKE BLLOKON ZGJEDHJET LOKALE NË MAQEDONI, KOMUNAT PA KRYETAR