Policia e Shtetit ka goditur një grup kriminal që kryente kontrabandë mallrash, ndërsa ka arrestuar 17 persona dhe 5 të tjerë janë shpallur në kërkim.

Anëtarët e grupit kriminal në bashkëpunim me njëri-tjetrin kryenin kontrabandë me mallra për të cilat paguhet akcizë.

Nga operacioni janë bllokuar 2.7 ton kafe e dyshuar kontrabandë, me një vlerë 900 mijë lekë, 2 automjete, 28 telefona, 105 000 paketa pa pullë fiskale me vlerë 28 milionë lekë dhe 300 mijë lekë.

Secili prej të ndaluarve kishte funksione dhe role të caktuara në këtë veprimtari si financues, transportues, tregtues dhe apo magazinues malli.

Malli i sekuestruar u gjet kontrollit në njësi tregtare, dyqane, lokale, magazina, banesa dhe kioska. Policia e Shtetit ka publikuar për mediat pamjet e operacionit të sekuestrimit të cigareve kontrabandë në Tiranë.

Në pamje duket një makinë e tejmbushur me cigare dhe një bazë e grupit kriminal ku ishin depozituar mallrat. Mes personave të arrestuar, disa janë me precedent penal për kontrabandë mallrash. Ndërsa emrat e pesë personave që janë në kërkim nuk bëhen të ditur për arsye hetimi nga polica.

Të arrestuar: Astrit Vila, 56 vjeç, banues në Tiranë;Dashamir Ymeri 46 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për kontrabandë;Edvin Aliko, 51 vjeç, banues në Tiranë.
Xhoi Besholli, 23 vjeç, banues në Tiranë.Agim Velo, 44 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për kontrabandë

Merushe Xhani, 54 vjeçe, banues Tiranë, e dënuar për kontrabandë;Olsi Hamolli, 39 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për kontrabandë;Artan Hamolli, 46 vjeç, banues në Tiranë.Valter Kondi, 56 vjeç, banues në Tiranë.Fredi Bejkollari, 44 vjeç, banues në Tiranë.
Bujar Beqiri, 53 vjeç, banues në Tiranë.

Divlon Gjoni, 33 vjeç, banues në Tiranë.Arben Pervataj, 44 vjeç, banues në Tiranë.
Admir Zylfo, 31 vjeç, banues në Tiranë.Petrit Mëcuku, 60 vjeç, banues në Tiranë.
Bektesh Gica, 56 vjeç, banues në Tiranë.Amario Hoxha, 29 vjeç, banues në Tiranë.

U sekuestruan:2.7 tonë kafe e dyshuar kontrabandë, me një vlerë në treg rreth 900 mijë lekë;2 automjete të markave ‘Mercedez Benz’ dhe ‘Volksëagen Passat’;
28 telefona të markave të ndryshme;105 000 paketa të markave të ndryshme pa pullë fiskale, me vlerë shitjeje në treg, rreth 28 milionë lekë;300 mijë lekë, etj.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, në ngarkim të shtetasve të mësipërm, për veprat penale të “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet, akcizë ose pezullim të plotë apo të pjesshëm, nga detyrimet doganore ose të akcizës dhe tregtim, transportim i mallrave që janë kontrabandë dhe Shkelje të Drejtave e Pronësisë Industriale”.

Policia e Shtetit deklaron se në bashkëpunim me Prokurorinë po vijon punën intensive në kuadër të Operacionit “Forca e Ligjit”, për realizimin e plotë të objektivit për shkatërrimin e të gjitha grupeve të skeduara kriminale dhe sekuestrimin e aseteve të tyre financiare.

Artikulli paraprakVDES 3 VJEÇARI. USHQIMI I BLLOKOI FRYMËMARRJEN, ISHTE NË KOPSHT
Artikulli tjetërPËRPLASJE ME ARMË, DY TË PLAGOSUR RËNDË