Policia Kufitare godet një tjetër rast i trafikut të lëndëve narkotike.
Sekuestrohen 2 kilogramë lëndë narkotike “Cannabis Sattiva”. Arrestohet në flagrancë një person për veprën penale “Trafikim i narkotikëve”. Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare & Migracionit Hani i Hotit, në Drejtorinë Rajonale për Kufirin dhe Migracionin Shkodër në kuadër të luftës kundër trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit: •Gëzim Zefi, 25 vjeç, banues në fshatin Lekaj, Shkodër. Shërbimet e policisë Kufitare dhe Migracionit Shkodër, në fshatin Hot, rreth 1.5 km nga vija kufitare Malazeze, kanë kapur në flagrancë shtetasin Gëzim Zefi në tentativë për të trafikuar në drejtim të Malit të Zi një sasi lënde narkotike të llojit Cannabis Sattiva, brenda një çante sportive, ku pas verifikimeve rezultoi me peshë 2 Kg e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Materialet i kaluan Prokurorisë së Krimeve të Rënda Tiranë, për veprën penale “Trafikim i narkotikëve” parashikuar nga neni 283 a/1 i Kodit Penal.