Garda Civile ka shkatërruar ‘Klani Piturros’ një grup kriminal i lidhur historikisht me trafikun e drogës në rajonin e Galicas në veri perëndim të Spanjës prej viteve 1980. Operacioni i policisë, i zhvilluar njëkohësisht në Spanjë dhe Portugali, rezultoi në arrestimin e 9 personave anëtarë të këtij klani dhe sekuestrimin e mbi 2 ton kokainë në brigjet e Portugalisë.

Ky “klan” ka qenë gjithmonë i lidhur drejtpërdrejt me shpërndarësit kryesorë kolumbianë të kokainës, dhe kishin aftësi të transportonin sasi të mëdha droge nga deti.

“Në njoftimin për shtyp të Ministrisë së Brendshme Spanjolle thuhet se një pjesë e kësaj kokaine ishte për klanin shqiptar Farruku”

“Një pjesë e madhe e drogës së sekuestruar i drejtohej “klanit Farruku”, me origjinë shqiptare, i njohur si një nga organizatat kriminale më aktive në Europë në trafikun e drogës” thuhet në njoftimin e 22 dhjetorit të Ministrisë së Brendshme Spanjolle.

Kultivuan 200 bimë kanabisi, zbulohet ‘shtëpia e barit’ në Gjermani! Arrestohet 26-vjeçari shqiptar
LEXO EDHE:
Kultivuan 200 bimë kanabisi, zbulohet ‘shtëpia e barit’ në Gjermani! Arrestohet 26-vjeçari shqiptar

Ky klan i drejtuar nga Kreshnik Farruku, i arrestuar në vitin 2019 në Madrid, u godit nga autoritetet spanjolle edhe në një megaoperacion në prill të këtij viti. Klani Farruku, i përbërë kryesisht nga shqiptarë, njihet nga policia që prej vitit 2008 për lidhjet e tij me grabitje banesash, trafik kokaine dhe krime të ndryshme që lidhen me trafikun e drogës.

Kokaina u sekuestrua në Portugali

Pas mbledhjes së informacionit garda civile dhe policia gjyqësore ndërmorën një aksion në të dy vendet duke arrestuar anëtarë të kësaj organizate dhe bastisur 12 shtëpi në provincat e Pontevedra, Ourense, A Coruña dhe në qytetin portugez të Moncaos.
Hetimi filloi në shkurt, kur agjentët ishin në gjendje të verifikonin se si klani Arousano po mblidhte në ujërat e Atlantikut, një ngarkesë kokaine që ata ruanin në Peniche (Portugali).Për këtë qëllim, klani kreu një dislokim të konsiderueshëm si të personelit në Portugali, për të mbledhur drogën dhe për transportimin e tyre të mëvonshëm në Galicia.

Për këtë arsye, agjentët vazhduan të sekuestronin një pjesë të madhe të ngarkesës në bregdetin portugez dhe bllokonin një skaf të shpejtë kur klani galician synonte të largonte mallin nga plazhi. Më pas, agjentët gjetën një pjesë tjetër të drogës në disa prona në rajonin Salnés në Pontevedra, ku u kapën 220 kilogramë kokainë në prill.

Të gjitha këto veprime i lejuan agjentët e policisë të mblidhnin provat e nevojshme për të demonstruar përgjegjësinë e klanit Galician për këtë ruajtje dhe transportimin e mëvonshëm të drogës në Galicia.

Operacioni, i cili u koordinua nga Europoli në bashkëpunim me DEA, dhe u krye në disa qytete në Galicia (në veriperëndim të Spanjës), si dhe në Monsau (Portugali veriore, kufiri i dy vendeve iberike. Kjo metodë bashkëpunimi ndërkombëtar ka qenë thelbësor për punën hetimore të të dy vendeve, duke bërë të mundur marrjen dhe shkëmbimin e drejtpërdrejtë të informacionit dhe provave. Të arrestuarit akuzohen për krimet e dyshuara të trafikut të drogës, anëtarësiimt në organizatë kriminale dhe pastrimit të parave.

Artikulli paraprakMARRËVESHJA PËR EMIGRANTËT, ANSA DETAJE NGA TAKIMI RAMA – TAJANI: S’NA TAKON TË NDËRHYJMË, JAM OPTIMIST PËR VENDIMIN E KUSHTETUESES
Artikulli tjetërLAJMI I FUNDIT/ POLICIA PROCEDON 3 SHTETAS